Takimi i partnerëve në Osijek

 

Më pas, nën drejtimin e Silvia Bergoglio përfaqësuese e CONSVIPO – Konsorciumi për Zhvillimin e Polësinë partnerët diskutuan çështje lidhur me hapat përfundimtare të aktiviteteve pilot dhe dhënien e informacionit më të fundit për çdo veprim pilot. Disa nga këto janë realizuar tashmë, disa janë akoma në proçes. Ju mund të gjeni një informacion më të zgjeruar për pilotët këtu.

Vizitat studimore transnacionale dhe pregatitja e seminareve lokale në-fushë do të zhvillohen gjatë muajit Maj dhe Qershor. U sqaruan informacione lidhur me çështje praktike dhe u përcaktuan data. Në vizitat studimore transnacionale fituesit dhe kolegë të një partneri do të shkojnë dhe do të vizitojnë projektet pilot të realizuara nga një partner tjetër. Kjo mund të kombinohet me seminaret lokale në-fushë që do të realizohen kur SME-të të vizitojnë qendrat e fituesve dhe të shohin praktikat e tyre më të mira. Të dyja rastet janë mundësi të mira për gjetjen e një partneri të ri në biznes dhe të mësohet më shumë nga aktivitetet e njëri-tjetrit.

Partnerët  filluan të punojnë për vlerësimin e metodologjisë së punës së kryer (p.sh dërgimi i pyetësorëve fituesve të konkurrencës së ideve për projektin, platformën dhe punën e bërë në kuadër të App4Inno). Rezultatet e këtij pyetësori u prezantuan nga Udhëheqësi i kësaj detyre Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Dramës.

Drafti i parë me planin e veprimit që ka në fokus autputet dhe rezultatet e partnerëve dhe organizatave të fokusuara për takime me politikë-bërës u prezantua nga znj.Todorka Dimitrova drejtoreshë e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik të Varnas.

Gjithashtu,  partnerët diskutuan mbi aktivitetet e komunikimit që zhvillohen përmes website-it të projektit, Facebook-ut dhe faqes në Twitter.

Shërbimet e platformës të kryera nga METID u diskutuan gjithashtu me një këndvështrim të vecantë se si mund të zhillohen e të përdoren më tej për të mbështetur konkurrueshmërinë e SME-ve bujqësore.

Së fundmi, partnerët morën në konsideratë mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në Programe të tjera ku rezultatet e projektit APP4INNO mund të zhvillohen më tej.phoca thumb l 20140508 134634

Veneto AgricolturametidVEDADDRIUCCICJCCIDRAMACONSVIPOCIHEAM-IAMBCPOKASHFINSALMA MONSMoAFCPCERPSAseb

European Union European Regional Development RefundSouth East Europe

Powered by: KETSH Web